‘As mik as armik’ ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve,

Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës së parë personale të artistit Sokol Beqiri në Shqipëri. Ekspozita titullohet “As mik as armik” me kurator Galit Eilat, ndërsa dizajni i ekspozitës është konceptuar nga Oren Sagiv.

Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë për vitin 2019, si dhe me rastin e 20-vjetorit të intervenimit humanitar të NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë (1999).

Data e hapjes: 22 Mars 2019

Ora: 19:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies