Ceremonia e Çmimeve fotografike #TiranaWinter2019

  Visit Tirana dhe DMO Albania organizojne ceremonine e Cmimeve Fotografike #TiranaWinter2019. Në konkursin qe zgjati nga 1 Dhjetor 2018- 28 Shkurt 2019, u postuan gjithsej 1844 foto me hashtagun #TiranaWinter2019. Ky është konkursi i 9-të fotografik që organizon Visit Tirana për kryeqytetin, dhe angazhim i fotografëve profesionistë dhe amatorë është i jashtëzakonshëm. Ky projekt ka synim të promovojë Tiranën, që të vizitohet nga sa më shumë turistë. Në ceremoni do shpallen 10 fotot më të bukura të dimrit që sapo kaloi. Nga këto 10 foto, 3 do jenë fituesit që do përfitojnë dhurata. Fituesi i çmimit të parë do të shijojë një natë fjetje në një nga hotelet më të reja dhe moderne në zemër të Tiranës, në hotel Metro Hotel Tirana. Fituesi i çmimit të dytë do të fitojë një aparat fotografik "Instax camera" dhuruar nga Fujifilm Albania. Aparatet Instax janë mjaft të kërkuar pasi mund të shkrepësh aparatin dhe në çast ke fotografinë në dorë. Fituesi i çmimit të 3-të do të shijojë një drekë çift në restorantin më të mirë Meksikan në Tiranë, në Serendipity Meksikani. Serendipity 'The Mexican' është mjaft i njohur për kuzhinën e larmishme meksikane dhe ambient e arreduar me stilin meksikan. Nuk është thjesht një ceremoni cmimesh. Gjithnjë është një takim i këndshëm me komunitetin e fotografëve të Tiranës. Ju mirëpresim, të mërkurën, 13 Mars, 2019, te Reja.al, ora 18.00

Ndarja e cmimeve te konkursit #TiranaWinter2019, evente ne Tirane, konkurse fotografie, fotografe ne TiraneTAGS:

Data: 13 Mars 2019 Ora 18:00 Vendi: Reja (instalacioni perballe Galerise Kombetare)