Galeria Kombëtare e Arteve, të dielën, më 13 gusht 2017, do jetë falas për të gjithë vizitorët. Në sallën e ekspozitave ju pret ekspozita “Vepra të kthyera”. Në të do të mund të shihni punët në pikturë dhe skulpturë të disa nga artistëve më të mirë të artit figurativ shqiptar si Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Vangjush Mio, Kel Kodheli, Odhise Paskali, Danish Jukniu, Guri Madhi etj. Një ekspozitë me vepra të paekspozuara prej shumë kohësh, e cila nuk duhet humbur.
Data: 13 Gusht 2017
Ora 09:00-19:30
Vendi: Galeria Kombëtare e Arteve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”