Ekspozita "Vajzat e Fuqishme të Ballkanit" është rezultat i një iniciative rajonale (www.balkangirlpower.org) e realizuar nga pesë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi dhe të udhëhequr nga Instituti për Kontratën Shoqërore (SCI). Mbështetur nga Western Balkans Fund, iniciativa ka sjellë së bashku 75 vajza nga pesë vendet për të dokumentuar përmes fotografisë jetën, ëndrrat dhe perspektivat e tyre, ndërsa vendet e tyre përpiqen të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. E kuruar nga artistja e mirenjohur britanike, Lala Meredith-Vula, ekspozita "Vajzat e Fuqishme të Ballkanit" paraqet veprat më të mira të vajzave pjesëmarrëse.
Data: 11 Shkurt-28 Shkurt
Vendi: COD Center