“Përrallë Mesdheu” në Metropol

Fundjavat në Qendrën Kulturore Tirana - Teatri Metropol përgjatë gjithë muajit shkurt do t’i ofrojnë publikut kryeqytetas një “Përrallë Mesdheu”. Muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierrën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë do të mblidhen në Metropol, për t’i ofruar publikut kryeqytetas koncerte muzikore live.

Programi i “Metro Sounds” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “Përrallë Mesdheu”. Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.

 Këtij projekti do ti bashkëngjitet çdo javë, nga një natë edhe projekti poetic “Sriptum n’Sonus”  I cili njëkohësisht s dhe koncertet do ti kushtohet nga një natë autorëve të huaj. Gjatë këtij festivali muzikor do të na shoqërojnë mes tingujsh dhe projeksionesh edhe mbrëmjet poetike nga Scriptum N’ Sonus të cilat do të na sjellin përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut.

Programi i Festivalit MetroSounds

Live Poetic Session me Scriptum n’ Sonus

Në datat: 8,14,21,28 Shkurt

Ora 19:00

Live Mediterranean Music

Redi Hasa Trio (Shqipëri- Itali), Data: 9 shkurt - Ora 20:00

Mario Mariani (Itali), Data: 15 Shkurt  - Ora 20:00

Etibar Asadili Trio (Turqi), Data: 22 Mars - Ora 20:00

Alcedo Folk Band (Greqi), Data: 1 Mars - Ora 19:00

Koncert nga  Ansambli Folklorik Tirana, Data: 7, 9 Mars – Ora 19:00

Info & Rezervime
☎️ +355 67 227 0668
www.teatrimetropol.al