Crescendo Musicale në ArTurbina

Ky vit sjell një kalendar plot shfaqje, plot emocion nga pjesë të shkëputura të kompozitorëve me famë botërore.

Teatri i Operas dhe Baletit vijon me koncertin koral të datës 3 Shkurt në orën 19:00 në arTurbina, "Crescendo Musicale" nën dirigjimin e Maestro Rafet Rudi ku do të interpretohet një repertor me vepra të kompozitorëve Jan Kukuzeli, Gjergj Danushi, Th.L. De Victoria, Egil Hovland, Jake Runestad dhe W.A.Mozart.

Nxitoni të blini biletën tuaj në sportelin e ARTURBINA, e cila kushton vetëm 500 lekë. Biletaria është e hapur nga ora 10:00-20:00.

Ju mund të rezervoni gjithashtu në numrin e telefonit 067 632 7313!

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies