Fshati Primitiv Ndriçohet nga Meteorë" është titulli i ekspozitës personale për vitin e ri 2019 që sapo hyri i artistit-piktor Maks Velo. Një emër i njohur për publikun si arkitekt, piktor e aktivist aktiv. Tashmë në te 80-tat, ai vazhdon të angazhohet e krijojë imazhe të një karakteri të veçantë, reminishenca të një të kaluare të rëndë persekucioni që padyshim ndërthuren e ndriçohen nga ndryshimi dhe e sotmja.
Galeria e Fakultetit të Arteve të Bukura FAB ka nderin t'ju presë më datë 17/01/2019 ora 18-të në hapjen e saj, e në vazhdim të bëheni pjesë e këtij spektakli koloristik, një ngjarje kreative për personalitetin e autorit, të cilit, ashtu siç thotë dhe vetë ai, "tashmë; ëndrra, imagjinata, fantazia dhe çfaqja njerzore vijnë me ngjyra". U desh kohë që e zeza, makthi, persekucjoni, të zbehen e vendin e tyre ta përfshijë një botë plot ngjyra e jetë.
A do ta zvëndësojë ajo errësirën...? Kjo mbetet për tu zbuluar. Proçesi ka filluar, krijimi vazhdon...
Hapja: 17 janar 2019, ora, 18.00
Kohëzgjatja: 17 janar – 30 janar 2019
Kurator: Mikel Temo
Galeria FAB, Fakulteti i Arteve të Bukura,
Universiteti i Arteve