Shfaqja “Turp” trajton një aspekt të pranishëm në shoqërinë ku jetojmë: “perfeksionizmin”.
Jo për faktin e të qenurit perfekt në vetvete,
sesa për dëshirën që kemi për t’u dukur dhe impostuar si të tillë.
Skenat paraqiten në formë rrëfimi nëpërmjet fjalës e gjuhës trupore.
Shoqëria na imponon të largohemi nga vetja jonë dhe ata që ne jemi në të vërtetë,
por jemi vetëm ne ata që mund të zgjedhim për veten tonë:
të jemi vetvetja apo ai/ajo që të tjerët duan të kenë përballë?
Data: 26 Janar
Ora: 11 am-1 pm
Vendi: Reja