Ekspozita: ‘Një foto vlen sa një mijë fjalë’ ka për qëllim të forcojë zërat e të rinjve në Ballkanin Perëndimor përmes fotove. Eventi është organizuar në kuadër të nismës Ndër-kufitare Nisma Rinore për Pajtimin dhe Bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, Barazia e Rrjetit të Gruas në Marrjen e Vendimeve, në partneritet me Koalicionin e Organizatave Rinore SEGA në Maqedoni dhe OJQ-në ZANA në Kosovë dhe mbështetur nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor RYCO në kuadër të Thirrjes së Parë të Hapur për Propozime të Projektit.
Ekspozita hapet për publikun të mërkurën, më 16 janar 2019 në Galerinë Zeta (Rruga Abdyl Frashëri)
Data: 16 Janar 2019
Ora: 16:30
Vendi: Galeria Zeta (Rruga Abdyl Frasheri)