Këpucët e Krishtlindjes

    event kepucet e krishtlindjeve ne tirane, evente ne tirane, donacione ne tirane

Mbase nuk e ke menduar ndonjëherë, por nëse ul kokën poshtë me siguri vëren këpucët! Një palë këpucë janë të rëndësishme sepse ato i japin një njeriu dinjitet. E megjithatë shumë fëmijë në Shqipëri nuk kanë mundësinë të gëzojnë një palë këpucë të reja e të ngrohta! Dimri tashmë ka ardhur dhe ne duam të sigurojmë për këta fëmijë këpucë të ngrohta që do t’ua bëjnë ditët në shkollë me të bukura. 

Bashkë me ju ne duam të dhurojmë 500 palë këpucë për fëmijët më në nevojë në Tiranë dhe Shqipëri. Ndaj nëse bashkohesh me ne dhuron një palë këpucë ky mund të jetë hapi i parë në udhëtimin transformues të një fëmije. 
Si mund të përfshiheni? 
- Përhapni lajmin tek sa më shumë njerëz. 
- Dhuroni një palë këpucë të reja
- Ofroni kohën tuaj si vullnetar për grumbullimin dhe shpërndarjen e këpucëve. 
- Dhuroni financiarisht për të blerë një palë këpucë.


Falë jush një fëmijë nesër do të thotë: “Isha i zbathur dhe ju më mbathët!”

Këpucët do të grumbullohen: 
Sheshi Skënderbej, Tiranë 
1-2 Dhjetor 2018 Ora 10:00 – 18:00
8-9 Dhjetor 2018 Ora 10:00 – 18:00
15- 16 Dhjetor 2018 Ora 10:00 – 18:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies