“Prapaskena e Fatit”
Nje Komedi Muzikore e stilit One Man Show. Interpreton vete autori Herion Mustafaraj. Me Regji te Endri Celes e Skenografi te Bledar Gercalliut ky Show eshte nje produksion i Teatrit Kombetar Eksperimental K. Spahivogli.
Nje Teknik pianosh ne moshe te thyer Xha Fati, me origjine Shqiptare, vjen ne prapaskenat e nje Teatri ne Broadway te New York-ut, per te akorduar pianon qe ndodhet ne dhomen e zhveshjes te nje Artisti me fame boterore.
Xha Fati futet ne jeten e ketij Artisti nepermjet sendeve personale qe ndodhen ne kete dhome dhe shfaq talentin e tij te fshehte tek spektatoret .
Me mesazhin "Nuk egziston nje deshtak qe provon", ai do te zgjoje ndjenjen e vleresimit te sakrificave njerezore ne rrugetimin e veshtire te emigracionit, respektin ndaj figures se femres, te moshuarve dhe te ruajtjes se kultures e traditave ne kete shekull te ri. Mes dy boteve te ndryshme Shqiperise dhe Amerikes , ai gjen probleme te njejta sociale e shoqerore.
Xha Fati I inspiruar nga pasioni I tij i hershem per tu bere Artist, rinohet ne skene duke sfiduar jeten.
Date: 08-16 November
Time:08:00PM
Place: Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"