Clamor & Orkestra Frymore e Universitetit të Arteve në Tiranë

    koncert nga thomas clamor ne tirane , evente ne tirane

Bashkohuni me miqtë tuaj për të ndjekur koncertin nga  Prof. Thomas Clamor
nga data 5 deri më 9 nëntor 2018, në sallën Çesk Zadeja tek Universiteti i Arteve.

Dirigjent, pedagog, ambasador i muzikës përtej kufijve: Thomas Clamor transferon entuziazmin dhe angazhimin e tij në të njëjtën masë edhe tek muzikantët dhe audienca. Dirigjenti kryesor i Filarmonisë Frymore të Saksonisë, Clamor është i kërkuar si dirigjent ndërkombtarisht. Ai performon me orkestrën e tij gjithashtu edhe në shumë formacione të tjera sinfonike dhe ansamble të muzikës së dhomave në mbarë botën.

Thomas Clamor themeloi Ansamblin Evropian të Tunxhit me qendër në manastirin Stift Melk (Pasuri e Trashëgimisë Botërore UNESCO) dhe ka gjetur një vend në skenat e mëdha botërore edhe me Ansamblin e Tunxhit të Venezuelës, i cili u themelua prej tij. Ai dirigjon ndër të tjera edhe në Festivalin e Salzburgut, London Proms, në Carnegie Hall, në Filarmoninë e Berlinit dhe është i ftuar i shumë orkestrave në Kinë, Kore, Amerikën e Jugut dhe Evropë.

Data:05 Nëntor-09 Nëntor

Ora:18:00

Vendi:Universiteti i Arteve, Tiranë

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies