Nata e zjarreve nga Cirku Kombëtar

    nata e zjarreve ne tirane, shfaqje cirku ne tirane, cirk ne tirane, evente ne tirane

Cirku Kombëtar me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit sjell në Amfiteatrin e Tiranës, më 17 Tetor, shfaqjen “Nata e Zjarreve”. Event dedikuar fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës së mrekullueshme të artistëve të cirkut. Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me numra të përzgjedhur akrobacie, magjie, humori e argëtimi dhe sigurisht qershia mbi tortë do te jetë performanca me zjarr e artistëve, të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.
Eja tek Amfiteatri i Tiranës, të Mërkurën 17 Tetor në orën 18:00!

*Biletat mund t'i gjeni pranë Cirkut Kombëtar nga ora 9:00-13:00 (Bileta për fëmijët 50 Lek, për të rriturit 100 Lek)

Date: 17 Tetor 

Ora:18:00

Vendi: Amfiteatri i Tiranes

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies