Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë sjell më datë 17 - 28 Korrik te Parku i Liqenit Kampin Veror "1-sh me Natyrën". Ky aktivitet disa ditor ka për qëllim t'u mësojë fëmijëve të bashkjetojnë me natyrën dhe të mësojnë më shumë rreth saj.
Cdo ditë, nga ora 08:00 - 12:00, stafi i APR do të mirëpresë fëmijë të grupmoshave 6-12 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të argëtohen mes lojërave të shumta, aktiviteteve rekreative, sportive dhe edukuese, një mundësi mjaft e mirë kjo për të kaluar një pjesë të kohës së lirë në natyrë.
Fëmijët që do t'i bashkohen kampit, duhet të jenë të shoqëruar.
Data: 17 – 28 Korrik
Ore: 08: 00 – 12: 00
Vendi: Parku i Liqenit