MUZEU LËVIZËS në Tiranë

    muzeu levizes ne tirane, muze ne tirane, evente ne tirane

MUZEU LËVIZËS
Promovimi i Trashëgimisë Kulturore

Në kuadër të 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë Tiranë, organizon ditën e premte, datë 28 Shtator, projektin “Muzeu Lëvizës”.

Një autobus i zakonshëm do të shndërrohet në një ekspozitë ku nxënësit e shkollave të zonave rurale të Tiranës do të njihen me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Data: 28 Shtator

Vendi: Tiranë, Shqipëri