Për herë të parë në Tiranë ju ftojmë të ndiqni me fëmijët tuaj shfaqjen muzikore dhe akrobacie në ajër, ne sheshin "Skënderbej", më 29 Shtator, ora 17:00 -18:30.
Tashmë vjen në jetë lodra e dikurshme e varur në krevatin e fëmijëve e realizuar me anë të mekanikës Sinkopei, për të përhumbur në lëvizjet e personazheve të vegjël që dikur tundeshin nën fijet e najlonit …
Ky spektakël i kompanisë Transe Express, organizohet nga Ambasada e Francës në Shqipëri me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Aleancës Franceze të Tiranës. Në bashkëpunim artistik me Cirkun Kombëtar, Teatrin e Metropolit dhe Banda Frymore e Qytetit të Tiranës.
Për të vegjël e të rritur.
Hyrja Falas!
Data: 29 Shtator
Ora: 17:00P-18:30
Place: Sheshi "Skënderbej", Tiranë