Ekspozita “Myrtis: Ballë për ballë me të shkuarën” shpalos fytyrën e Myrtis të rindërtuar, shoqëruar me shkrime dhe imazhe të cilat përshkruajnë plot gjallëri botën në të cilën ajo ka jetuar .
Myrtis ishte një vajzë 11 vjeçare, e cila vdiq në mënyrë tragjike nga epidemia e tifos që pllakosi Athinën e lashtë dymijë e pesëqind vjet më parë! Për arkeologët dhe historianët, fytyra e kësaj vajze të vogël ka sjellë në jetë një aspekt shumë të rëndësishëm të historisë greke dhe u ka dhënë përgjigje shkaqeve të humbjeve të jetëve të shumë athinasve.
Çdo individ duhet të marrë trajtimin e nevojshëm për të gëzuar një jetë të shëndetshme dhe produktive.
Data: 14-28 Shtator
Ora: 06:00 PM
Vendi: United Nations Albania, rruga "Skenderbej" , Ndërtesa Gurten, Tirana