KinoKlub Tirana, në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë dhe EJF Production, sjell Kinemanë Verore çdo të Enjte në orën 21:00 te Parku “Rinia” .
Filmi i zgjedhur për këtë javë është “Po tani ku do shkojmë?”. Në një fshat të Libanit janë gratë ato që bëjnë gjithçka për të pajtuar burrat e tyre nga një konflikt i madh midis feve të ndryshme.
Kështu ju mund të shijoni filmin nën qiellin plot yje, të ulur mbi bar dhe të mbështjellë nga freskia e mbrëmjes.
Data: 6 Korrik
Ora: 21.00
Vendi: Parku Rinia