'Shpirti Arbëresh në Veshje' ekspozitë në Muzeun Kombëtar

    'Shpirti Arbëresh në Veshje' ekspozitë në Muzeun Kombëtar

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën me titull “Shpirti Arbëresh në Veshje”. Veshjet e paraqitura përfshijnë historinë e Arbëreshëve të Italisë së Jugut duke përshkruar shpirtin e një populli që ka identitetin e vet kulturor.

Ekspozita pasqyron shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, sipas periudhave të caktuara.

Kostumet janë një “status simbol” i ambientit shoqëror, ato i bashkojnë dhe i barazojnë njerëzit. Kukullat, modele në miniaturë, dëshmojnë kulturën arbëreshe. Të skematizuara dhe të thjeshtësuara në përpunimin e tyre, ato i ofrojnë etnologut një fushë hulumtimi mbi veshjen e lashtë të shqiptarëve. Veshja e gruas ka paraqitur në historinë e popullit tonë një element të krenarisë gjatë momenteve më të errëta të historisë. Funksionet që bartin këto kostume janë të ndryshme dhe tregojnë rendin shoqëror, moshën, klasën, punën, zinë, përfaqësimin e besimit fetar si dhe faktin që një person është beqar apo i martuar. Kukullat me veshje arbëreshe sjellin një imazh të paqes dhe vëllazërimit, të të dy popujve, brigjet e të cilëve lagen nga i njëjti det.

Data: 31 Gusht 2018

Ora: 11:00 am

Vendi: Muzeu Historik Kombëtar

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies