Prej datës 8 deri më datën 10 Korrik, do të njiheni me një Shqipëri ndryshe të ekspozuar në installacionin e Re-së!
Fotografitë e shkrepura nga Willred Dallto nëpër Shqipërinë e bukur, vijnë me një stil të veçantë përpunimi, që i përafrohet artit abstrakt dhe përpunimit të ngjyrave me kontraste të forta; stil bashkëkohor.
Ekspozita “Ngjyrat e fshehura të Resë” do të hapet më 8 Korrik 2017, prej orës 20:00, ku autori do të jetë për një bashkëbisedim me vizitorët.
Data: 8 – 10 Korrik 2017
Ora: 20.00
Vendi: Reja