Një festival Vere në Tiranë. A jeni gati të merrni pjesë? Për gjithë dashamirësit e verës, ju ftojmë të bashkoheni me ne në festivalin e verës "Vera n'Shesh" që do zhvillohet pranë fshatit Shesh, zona e Ndroqit në datën 8 Shtator. Eventi nis në orën 15.00 dhe vazhdon deri në orën 21.00 me një program të pasur edukativ dhe argëtues. Programi nis me një koncert të Ansamblit Popullor të Tiranës për të krijuar një atmosferë festive. Më pas do të ketë një shëtitje me guidë mes vreshtave të zonës. Kujtojmë se nga fshati SHESH ka origjinën varieteti i rrushit Shesh i Bardhë dhe Shesh i Zi, prej nga prodhohet vera në kantinat shqiptare.
Do të ketë luftë me verë dhe një panair me produktet e zonës, mes të cilave verë, vaj ulliri, djathë, por edhe objekte artizanale nga artizanet e gjithë rrethinave të Tiranës. Ju mirëpresim të festojmë së bashku
Kur: 8 Shtator 2018 (ora 15.00-21.00pm)
Ku: Fshati Ndroq, Tiranë