Të dashur film-dashës nga Tirana, DokuFest po vjen të shfaqë një përzgjedhje të filmave nga programi i pasur i këtij edicioni & do e sjellim te ju temën tonë "Reflektimi".
Filmat do të shfaqen tek Amfiteatri i Tiranës duke filluar në orën 20:00.
Merrni miqtë dhe bashkohuni me ne për një natë madhështore!
Programi:
-HERE THERE IS NO EARTH (Martin DiCicco - USA/Armenia/Turkey, 2001)
Këtu, në vend të barit apo trëndafilave të egër, gurët e zinj mbijnë nga toka...
-THE DRIVER IS RED (Randall Christopher - USA, 2017)
I vendosur në Argjentinë në vitin 1960, ky dokumentar i vërtetë i krimit ndjek historinë e agjentit të fshehtë Zvi Aharoni.
-LAS NUBES (Juan Pablo González - Mexico, 2017)
Në qytetin Las Nubes, një pronar ferme tregon se si prej se ka ndaluar së maturi kohën kujtesa e tij është mjegulluar pothuajse tërësisht.
-SOLAR WALK (Réka Bucsi - Hungary, 2018)
Solar Walk shfaq udhëtimin e individëve dhe krijimeve të tyre nëpër kohë dhe hapësirë.
-SHUKRIA (Visar Jusufi - Kosovë, 2018)
Shukria na e tregon mënyrën primitive të të menduarit të shoqërisë patriarkale dhe rolin e gruas në atë kohë deri më sot.
-SONÁMBULO (Theodore Ushev - Canada, 2015)
Një udhëtim surrealist përmes ngjyrave dhe formave inspiruar nga poezia Romance Sonambulo nga Federico Garcia Lorca
Data: 28 Korrik 2018
Ora: 20:00
Vendi: Amfiteatri i Tiranes