Më 13 Korrik në orën 18:30 te Reja Global Village. Një aktivitet që i bën jehonë diversitetit kulturor, ku do të kesh mundësinë të njihesh me të rinj vullnetarë nga vende të ndryshme të botës. Në Global Village do arrish të prekësh nga afër kultura të shumëllojshme nëpërmjet prezantimeve interaktive, muzikës, kërcimeve, lojërave, historisë, kostumeve dhe gjithë elementeve të tjera tradicionale. Po ashtu, të presin edhe një sërë gatimesh të veçanta për t’u shijuar.
Data: 13 Korrik
Ora: 18.30
Vendi: Reja