Bota e fëmijëve në Galerinë Kombëtare e Arteve

Ditën e premte datë 23.06.2017 Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë të prezantojë për publikun e saj ekspozitën “Bota e fëmijëve në GKA”.

Kjo ekspozitë i kushtohet një publiku të veçantë, jo vetëm të rriturve artdashës por në veçanti krijuesve të vegjël.

Në këtë ekspozitë do të prezantohet krijimtaria e përzgjedhur e katër artistëve si Abdurrahim Buza, Agim Faja, Guri Bulollari dhe Ledia Kostandini, autorë të jashtëzakonshëm, plot fantazi, veprat e të cilëve dinë të flasin në gjuhën e të rriturve e të vegjëlve.

Data: 23 Qershor – 30 Korrik 2017

Konferenca për mediat do të mbahet ditën e premte dt. 23 qershor ora 10.00.

Ekspozita hapet të premte 23 qershor ora 11.30 të paradites.​

Vendi: Galeria Kombëtare e Arteve

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies