Koncert për fëmijë 'Magjia e Baletit'

    koncert balet Tirane

Zumba Art në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë organizojnë mbrëmjen gala për fëmijë "Magjia e Baletit" 

Të gjithë së bashku për të zbuluar magjinë e artit të kërcimit, aty ku fëmijët do te fluturojnë në harmoni me muzikën dhe gjuhën e trupit. Fëmijë të moshave 3 - 15 vjeç do te ngjiten në skenë për të interpretuar balet klasik, kontemporan dhe valle popullore. Si asnjëherë tjetër do të na bashkohen në kërcim dhe fëmijët e shtëpisë "Zyber Hallulli".

Ju presim, ditën e Premte 22 Qershor, ora 19:00 te Amfiteatri i Tiranës

Data; 22 Qershor

Ora: 19.00

Vendi: Amfiteatri i Tiranës

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies