Ambasada e Spanjës ka kënaqësinë t’ju ftojë në koncertin e kitarës “Lo Cortés no quita lo Gallardo” në datën 19 Qershor, ora 19:00 në Sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse. Artistët José María Gallardo del Rey dhe Miguel Ángel Cortés, fitues të Çmimit “Flamenco Hoy” për Diskun më të Mirë për Kitarë 2015, do të na bëjnë të përjetojmë një mbrëmje të paharrueshme duke shpalosur me teknikë dhe finesë sublime, simbiozën e përkyer midis klasikes dhe flamenkos. Hyrja është e lirë!
Data: 19 Qershor2018
Ora: 19:00
Vendi: Katedralja Ortodokse