Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Mobike Albania dhe Telekom Albania, në kuadër të projekteve të jetesës aktive organizojnë kampin veror “Sport Fest”.
Në pjesën e parë të ditës do të përfshijë aktivitete sportive, edukative dhe kulturore për fëmijë të shtresave të ndryshme sociale. Në orët e pasdites stafetën e marin aktivitetet për të rinj me muzikë Live, DJ, string art, special guests, etj.
Fëmijë apo i rritur takimi këtë verë është te Kampi “Sport Fest”.
Data: 5 - 14 Korrik
Vendi: Parku i Madh, tek Liqeni Artificial