Studio "Balet Sprint" me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë sjell shfaqje baleti nga fëmijët. Frymëzuar nga filmi "The Greatest Showman", ky aktivitet synon të nxisë fëmijët të ndjekin dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.
Ditën e Premte, 3 Korrik, ora 20:00 te Amfiteatri i Tiranës.
Hyrja e lirë!
Data: 3 Korrik
Ora: 20.00
Vendi: Amfiteatri i Tiranës