Projekti “Zërat e Bardhë”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, ka për qëllim krijimin e grupeve korale në shkollat e ciklit të ulët 9-vjeçar në zonat periferike të Tiranës dhe Vlorës. Edukimi koral përbën një nga zhanrët edukativ më të përdorur në praktikat muzikore, që përfshin të vegjël e të rritur, pa dallim moshe apo profesioni, duke përdorur instrumentin e zërit. Projekti, i cili ka përfshirë 250-300 fëmijë nga 5 shkolla të periferisë së Tiranës dhe 250 fëmijë nga 5 shkolla të periferisë së Vlorës, do të zhvillojë koncertin final më 21 Qershor, në ditën Ndërkombëtare të Muzikës, në Amfiteatrin e Tiranës, drejtuar nga dirigjentja e mirënjohur Znj. Suzana Turku.
Data: 21 Qershor
Ora: 18.30
Vendi: Amfiteatri i Tiranës