Bazament ka kënaqësinë të paraqesë artistin Irgin Sena me ekspozitën e tij personale ‘’32 gjashtëdhjetëenëntë ".
Në instalacionin e ri për Bazament, Sena krijon një hapësirë të pezullit, soditjes dhe spekulimit nëpërmjet ndërveprimit të përçuesve vizualë dhe konceptualë. Veprat e tij përshkohen nga idetë e rivendosjes, heqjes, çrregullimit dhe vonesës, çfarë përfton kushtet e vëmendjes së shikuesit.
Data: 14 Qershor - 7 Korrik
Adresa: Bazament Art Space Rruga: Pjeter Bogdani 37 , Tirana, Albania