Tirana Fan Zone 2018

    Tirana Fan Zone 2018

“Tirana Fan Zone” kthehet në sheshin e ri “Skënderbej” nga data 14 Qershor kur nis Kampionati Botëror i Futbollit deri në përfundim të tij, më datë 15 Korrik 2018.  Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një hapësirë ku qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi që nëpërmjet një ekrani gjigant të ndjekin të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë. Por jo vetëm kaq, pasi “TiranaFanZone” do të jetë dhe një hapësirë argëtimi ku të apasionuar pas sportit të futbollit, basketbollit apo volejbollit do të kenë mundësi edhe ta ushtrojnë atë.

Data:14 Qershor - 15 Korrik 2018

Vendi: Sheshi Skenderbej

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies