Ceremonia e çmimeve të konkursit #TiranaSpring2018

Visit Tirana organizon Ceremoninë e Çmimeve të Konkursi fotografik #TiranaSpring2018. Ky është konkursi i 6-të në mediat sociale që organizon Visit Tirana. Jemi të lumtur që komuniteti i fotografëve të Tiranës sa vjen dhe zgjerohet. Në këtë konkurs që nisi më 1 Mars dhe perfundoi më 31 Maj 2018 u postuan mbi 1400 foto nga pranvera në Tiranë. Tirana ka qenë më e bukur se kurrë këtë pranverë dhe kjo duket nga fotot tuaja. Ejani të zbulojmë fituesit në një ceremoni festive te Reja, të merkuren më 13 Qershor ora 20.00 Janë të ftuar gjithë pjesëmarrësit në konkurs. Hyrja e lirë dhe për çdokënd që e do qytetin, si ne. 

Data: 13 Qershor

Ora: 19.30

Vendi: Reja, përballë Galerisë së Arteve