Një shans për ata që nuk patën mundësinë ta ndjekin gjatë sezonit, shfaqja Equus kthehet në skenën e Teatrit Kombëtar për herë të fundit. Gjetja e ekulibrit të lirisë, kaosi në të cilin kalon shoqëria dhe familja në kontekstin social e shoqëror, besimi, janë disa prej temave, përmes së cilave kalon i gjithë procesi i lojës së aktorëve në skenë. Në datat 14-15-16-17-18 Qershor ora 19:00, vijnë shfaqjet e fundit të "Equus" me autor Petter Shaffer dhe regjisor Dino Mustafic ku në rolet kryesore interpretojnë Igli Zarka si Alan Strang e Timo Flloko si Martin Dysart. Në rolet e tjera interpretojnë Ema Andrea, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Luli Bitri, Krist Lleshi, Ermir Jonka, si edhe balerinët Robert Nuha, Fjorald Doçi, Akreoma Saliu.
Data: 14, 15, 16, 17, 18 Qershor
Ora: 19.00
Vendi: Teatri Kombëtar