'Vetëvrasësi' tek Teatri Kombëtar

    Vetevrasesi Teatri Kombetar

Teatri Kombëtar sjell në skenë në datat 24-25-26-27 Maj tragjikomedinë «Vetëvrasësi», një bashkëprodhim i realizuar me Teatrin A. Z. Çajupi, Korçë. Një i ri, i papunë, Semion, beson se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë instrumentin tuba. Por, plani i tij dështon dhe ai vendos të kryejë vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të përfitojë nga mjerimi i Semion duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për të fituar para. Në këtë pikë, Semion e gjen veten duke u manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, të arteve, të punëtorëve etj. Gjatë rrjedhës së ngjarjes, secili personazh zbulon anën më të keqe të personalitetit të tij, e gjitha e mbuluar me një tis humoristik.

Data: 24 - 27 Maj

Ora: 20.00

Vendi: Teatri Kombetar

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies