‘Edi Hila-Piktori i Transformimit’

    ‘Edi Hila-Piktori i Transformimit’ në Galerinë e Arteve, ekspozita ne Tirane, evente ne Tirane, aktivitete ne Tirane, evente ne Maj ne Tirane, Vizito Tiranen

Galeria Kombëtare e Arteve ju fton në ekspozitën "Edi Hila–Piktori i Transformimit".  Realizmi i pikturës së Hilës është i veçantë, i bazuar në vrojtimin e vëmendshëm të detajeve, të cilin ai e shfrytëzon për të përçuar të vërtetën psikologjike të fenomenit të vëzhguar. Ky reduktim thelbësor vjen nga prirja e Hilës ndaj klasicizmit, si dhe magjepsja me burimet e pikturës rilindase. Duket sikur modernizmi ka avulluar nga fusha e interesave të tij. Ndaj transformimi i paraqitur në punën e Hilës përcjell një përçarje e sulm ndaj rregullit dhe harmonisë. Ndërkohë, rrënjët e punës së tij ndodhen në dilemat njerëzore, e këto vështirë se mund të fshihen pas shëmbëlltyrës së modernizimit.
 
Kuruar nga Joanna Mytkowska, Kathrin Rhomberg dhe Erzen Shkololli
Arkitektura e ekspozitës nga Büro Meyer-Grohbrügge

 

Data: 24.05–29.07.2018

Ora: 19:00h

Vendi: Galeria e Arteve, Tiranë