Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë, në kuadër të ditës së Biodiversitetit, organizon më 22 Maj aktivitete mjedisore Që nga ora 10:00 fëmijët do të kenë mundësi të marrin informacion mbi florën, faunën, zinxhirin ushqimor e jetesën e gjelbër. 22 Maj është shpalluar nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetin Biologjik (IDB) me qëllim rritjen e mirëkuptimit dhe ndërgjegjësimit për çështjet e biodiversitetit.
Data: 22 Maj
Ora: 10. 00 - 13.00
Vendi: Kopshti Zoologjik