Dy kampe verore te Teatri Metropol

Në Teatrin Metropol organizohet në datat 5- 9 dhe 12-16 qershor dy grupe kampesh verore.

Fëmijët do të realizojnë dy shfaqje “Gjyshja” nga Adam Mishkevic dhe “Lihnida” bazuar në legjendën e krijimit të Liqenit të Ohrit.

Grupi i parë i kampit përfshinë fëmijë të grupmoshës 10-14 vjeç  dhe grupi i dytë, përfshinë fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç.

Kampi Veror- Teatri Krijues u jep mundësinë pjesëmarrësve të zhvillojnë një proces ku ndjenjat dhe mendimet bashkohen me qëllim edukimin, duke patur fokus konkret elementet e trashegimisë popullore shqiptare. 

Data: 5 – 9 Qershor dhe 12 – 16 Qershor
Vendi: Teatri Metropol

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies