Fshati i 'BE-së' në Sheshin Skëndërbej

    EU Village sheshi Skenderbej

 Në Sheshin Skënderbej nga ora 12:00 deri në orën 18:00  Fshati BE.

Fshati BE është pjesë e aktiviteteve të Javës së Evropës 2018 dhe organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në bashkëpunim me ambasadat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe projektet e financuara nga BE.

Këndi i folësve të BE-së do të ofrojë mundësi të ndryshme për të diskutuar dhe shkëmbyer përvoja sipas orarit të mëposhtëm:

12.00 - 12.50 Çelja e Parkut “Pemët e BE-së”

12:50 - 13:00 Valle nga Shqipëria e veriut dhe e jugut nga nxënësit e shkollës “Ardian Klosi”

13:00 - 14:30 Këndi i fëmijëve. Ejani të luani me ne!

14:30 - 15:00 Zgjerimi i BE-së: Çfarë do të thotë për Shqipërinë?

15:00 - 15:30 2018 - Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore: Aty ku e shkuara takon të ardhmen

15:30 - 16:00 Të studiosh në BE: si dhe ku?

16:00 - 16:30 Si mund t'i ruajmë, të gjithë ne, mrekullitë natyrore të Shqipërisë?

16:30 - 17:00 Një dialog mbi letërsinë shqiptare dhe evropiane

17:00 - 17:30 Si e ndryshoi BE-ja fermën time: mundësitë evropiane për bujqësinë shqiptare

Të gjithë janë të ftuar të na bashkohen.

Familjet i inkurajojmë veçanërisht, pasi që do të ketë edhe shumë aktivitete për fëmijët.

Data: 9 Maj

Ora: 12.00 - 18.00

Vendi: Sheshi Skënderbej

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies