Pallati i Brigadave hap dyert për ekspozitën e pikturës “Rizbulojmë Parkun”. Tridhjetë punime (vizatime, akuarele, pastelë) përfaqësojnë mbresat e artistëve të rinj tek zbulojnë skulpturat, kopshtet, arkitekturën e ndërtesave dhe bukuritë e fshehura prej kaq vitesh të këtij Parku.
Për të zbuluar parkun vizitorët do shoqërohen jo vetëm nga një guidë që rrëfen më shumë rreth historisë dhe vlerave kulturore e mjedisore, por edhe nga tingujt e muzikës së harqeve të Liceut Artistik.
Data: 12 -13 Maj
Ora: 10.00 - 17.00
Vendi: Pallati i Brigadave, rruga e Elbasanit