Koncert i madh në Sheshin Skënderbej për Ditën e Evropës duke filluar nga ora 20:00! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë përgatitur një program të pasur artistik.
Programi artistik është ideuar nga këngëtarja e mirënjohur Vikena Kamenica dhe përfshin interpretime nga solistja Artemisa Mithi, soprano Renisa Laçka, solistja në Violinë Joana Kaimi, Balerinat, Kori i vajzave të U.A. dirigjuar nga Suzana Turku dhe Orkestra orkestruar nga Gerti Druga dhe drejtuar nga Dirigjenti Gridi Kraja. Festa vazhdon me koncert nga Marsela Cibukaj, Vitmar Basha dhe Peter Pan Quartet.
Data: 9 Maj
Ora: 20.00
Vendi: Sheshi Skëndërbej