Ekspozita Tjetersim e Arben Golemit

Nga data 2–23 Qershor 2017, Galeria Kombëtare e Arteve paraqet për publikun e saj ekspozitën “Tjetërsim”, të piktorit  Arben Golemi. Në hapje të sezonit turistik, kjo ekspozitë vetjake sjell në Galerinë Kombëtare të Arteve punë të autorit në harkun kohor 2005-2017. Kuratori I ekspozitës z. Ylli Drishti ka përzgjedhur për këtë ekspozitë rreth 67 punime në teknikë mikse, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës krijuese të Golemit gjatë këtyre viteve. Sipas konceptit kuratorial ekspozita përmban katër cikle kryesore; Berati, New York, Baroque dhe Pylli. Këto cikle piktorike përbëhen nga tablo unikale të cilat nuk përsërisin njëra tjetrën, përkundrazi na sjellin një larmi kompozicionale dhe një fuqi koloristike të papritur. Kjo është ekspozita e katërt vetjake e autorit në Galerinë Kombëtare, por veçanërisht kjo përzgjedhje, evokon pjekurinë artistike të autorit, përmes një koloriti dekorativ shpërthyes dhe një “kodi unik artistik”.

Data: 2 -23 Qershor Ora: 19.00 Vendi: Galeria Kombëtare e Arteve

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies