FirstWave Festival

FirstWave Festival për këtë vit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara.

Electronic Music Tirana do të sjellë pranë jo vetem muzikë të bukur, por edhe freskinë e Liqenit të Tiranës. FirstWave do të mbahet buzë liqenit, ku të keni mundësinë të shijoni cdo pamje që ju ofron natyra. Një numër i madh artistësh do të promovojnë për 3 ditë rrjesht artin e tyre duke renditur këtu DJ nga brenda dhe jashtë vendit.

Të ftuar specialë do të ketë nga Gjermania dhe vende të tjera të Europës. Muzikën elektronike më të bukur në kryeqytet do ta luajnë edhe artistët nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Për më shumë info vizitoni: Electronic Music Tirana dhe Event Open Air Festival

Data: 2. 3. 4 Qershor

Ora: 24.00 date 2 Qershor deri në 12.00, datë 4 Qershor

Vendi:  Parku i Madh Kodrat e Liqenit

Rr. Herman Gmeiner, Tiranë 1000

Shqipëria

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies