EPPC Albania do të organizojë Destinacionin Punë - një ditë të hapur mbi punësimin ku të gjithë të interesuarit për një pozicion të ri pune, për një pagë më të mirë, për të përfituar një përvojë të re dhë për një hap më shumë në karrierën tyre do të kenë mundësi të bëjnë një bisedë me rekrutuesit e EPPC.
Ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë punëkërkuesit, të gjithë ata që po kërkojnë të ndryshojnë punë, që po kërkojnë mundësi më të mira zhvillimi në karrierën e tyre, të paraqiten me një CV për të biseduar me rekrutuesit tanë, për të parë mundësitë e reja që janë në vendin tonë. Rekrutuesit tanë do të jenë të pranishëm përgjatë gjithë ditës për të diskutuar për këto vende vakante dhe për punësimin.
Merrni një CV dhe eja na takoni pranë Parkut Olimpik të Tiranës. (Ish kompleksi Dinamo) në datën 1 Maj, ora 10:00 – 18:00.
Për më shumë detaje rreth aktivitetit, telefononi në +355 4 2465558 ose kontaktoni në info@eppc.al
Data: 1 Maj
Ora: 10.00 - 18.00
Vendi: Parku Olimpik i Tiranes