Me rastin e 1 Qershorit, Dita e Fëmijëve, në Teatrin Metropol do të ketë një maratonë shfaqjesh. Sallat do të “pushtohen” nga shfaqje të ndryshme për fëmijë duke filluar me shfaqjen “Së prapthi” në orën 10:00. Një shfaqje interaktive për grupmoshën 4-8 vjeç, ku fëmijët spektator interpretojnë bashkë me aktorët. Në orën 12:00, “Lihnida” një përrallë balet për historinë e bukur se si u krijua liqeni i Ohrit për grupmoshat 7-14 vjeç si dhe në orën 14:00 shfaqje “100 Fustanet” një shfaqje që trajton tematikën e vetmisë, përfshirjen sociale, anti-bullizmin, kurajon, faljen, konsumerizmin, etj, i përshtatet grupmoshës 8-16 vjeç.
Për rezervime telefononi: 04 22 70 668 dhe 067 22 70 668
Data: 1 Qershor
Ora: 10.00, 12.00 , 14.00
Vendi: Teatri Metropol