Në 90-të vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja, më 26 maj ora 19:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse, muzika shqiptare, krijimet brilante të Artistit të Popullit, do të ngjisin në skenë orkestren simfonike të TKOBAP dhe trupën e korit.
Gjithë krijimtaria e mjeshtrit Zadeja do të na riktheje në kujtime dhe do të na përciellin emocione të forta, që vetëm muzika shqiptare e kolosëve të mëdhenj mund të ofrojë.
Biletat shiten në sportelin e Teatrit Kombëtar (përbri Galerisë së Arteve) nga ora 10:00-20:00. Për cdo informacion kontaktoni në: 067 241 7167
Data: 26 Maj
Ore: 19.00
Vendi: Qendra Kulturore tek Katedraja Orthodhokse