Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Bashkinë e Tiranës prezantojnë edicionin e dytë të përmbledhjes kinematografike verore me titull 10 Netë të Kinemasë Italianë. Festivali do të fillojë më 30 maj 2017 dhe për dhjetë të marta rresht do të shfaqen, pranë instalacionit Reja, filma italianë në gjuhën origjinale me titra në gjuhën shqipe. Nisma, synon të ofrojë një mundësi për t’u takuar dhe argëtuar, për të rinj dhe të vjetër, që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës me qëllim që të promovojë kinemanë bashkëkohore italiane pothuajse jo e pranishme gjatë pjesës tjetër të vitit në kinema. Pjesëmarrja do të jetë e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë dhe të kalojë mbrëmje të këndshme në shoqërinë e kinemasë së bukur italiane. Zhanret e filmave të këtij edicioni janë nga drama në komedi. Kalendari i përmbledhjes kinematografike: 30 Maj 2017 – Nëse Zoti do, me regji të Edoardo Falcone 6 Qershor 2017 – E bardhë si qumshti, e kuqe si gjaku, me regji të Giorgio Campiotti 13 Qershor 2017 – E quanin Jeeg Robot, me regji të Gabriele Mainetti 20 Qershor 2017 – Të bukurit e babit, me regji të Giudo Chiesa 27 Qershor 2017 – Karrikja e Lumturisë, me regji të Carlo Marzzacurati 4 Korrik 2017 - Më falni nëse ekzistoj, me regji të Riccardo Milani 11 Korrik 2017 – Asnjëri s’do të më gjej, me regji të Egidio Eronico 18 Korrik 2017 – Endrra të bukura, me regji të Marco Bellocchio 25 Korrik 2017 – Kinemaja e re parajsë, me regji të Giuseppe Tornatore 1 Gusht 2017 – Italo, me regji të Alessia Scarso
Data: 1 Gusht
Ora: 21.00
Vendi: Reja