Filmi francez “Polina, të vallëzosh jetën” do të shfaqet më 23 mars, ora 17.00 në Kinema Millenium. “Polina” simbolikisht pasqyron jetën e koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Prejlocaj, por subjekti tregon sfidat e një balerini të universalizuar në personazhin e një vajze ruse, Polinës, e cila kishte pasion baletin dhe po ushtrohej rreptësisht në baletin klasik.
Data: 23 Mars
Ora: 17.00
Vendi: Kinema Millennium