Festivali Ndërkombëtar Shqiptar i instrumenteve të Tunxhit-Edicioni III

    Festivali Ndërkombëtar Shqiptar i Bandave Frymore III, evente ne Tirane, Tirane evente, Aktivitete ne Tirane, festivale muzikore ne Tirane Shqiperi, evente ne Prill ne Tirane

“International Albanian Brass Festival” ose “Festivali Ndërkombëtar Shqiptar i instrumenteve te Tunxhit” organizohet nga Shoqata “ Artistët Interpretë” me President Z. Andrea Canaj dhe Drejtor Artistik Z. Ilir Kodhima. Ky është edicioni i tretë, i cili do të mbahet nga 23 Prilli deri në 29 Prill 2018, me artistë të ftuar nga disa vende të ndryshme të botës: Arkady Shilkloper – Rusi, Luca Benucci - Itali, Paul Goodchild - Australi, Avital Handler - Izrael, Haim Mazar – Izrael, Sergiu Carstea – Rumani, Kledia Tosha – Shqiperi, Offa Brass Quintet nga Shqipëria, Katie Cox  - SHBA, Xhino Daja - Shqipëria, Aldi Areza - Shqipëria, Erik DJ - Shqipëria, ansambli shqiptar - Albanian Brass . Objektivi i festivalit është ngritja e nivelit artistik për brezat të rinj, si dhe shkembimi kulturor midis artistëve Shqiptar dhe atyre te huaj. Misioni është promovimi i muzikës dhe artit në Shqipëri, perftimi i metodave dhe teknikave te reja ne instrument, qasja e nje rryme te panjohur per publikun vendas , edukimi i publikut me nje muzike me nivel te larte etj. Ky festival është një vlerë e shtuar artit shqiptar veçanërisht kohëve të fundit qe mbeshtetja per kete fushe eshte gjithnje ne renje. International Albanian Brass Festival do të bashkojë artistë te famshem nga vende të ndryshme të botës per te performuar bashke dhe gjithashtu per te mbajtur master-classe falas per te gjithe te interesuarit.

Më shumë informacioni, klikonin në faqen e tyre: International Albanian Bass Festival

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies