FuckUp Nights Tirana Vol III

    Fuck Up Night Tirana

Fuckup Nights është një lëvizje globale që përmban seri eventesh që tregojnë mbi dështimin profesional. Çdo muaj, organizohen evente në të gjithë globin, ku merren 3- 4 personazhe te njohur per publikun te cilet flasin përpara një dhome të mbushur me njerëz dhe ndajne historinë e tyre personale mbi dështimet profesionale. Tregime mbi biznesin që u shkatërrua dhe u dogj, marrëveshja e partneritetit që u prish, produkti që duhet të tërhiqet nga tregu, e shumë e shume të tjera. FuckUp Nights ka lindur në Meksikë në vitin 2012 duke ndarë publikisht tregimet e dështimit të biznesit me qindra njerëz që ndjekin çdo aktivitet në mbarë botën. Çdo muaj folësit ftohen për të treguar historitë e tyre FuckUp; ku mësohen për gabimet e tyre më të mëdha, atë që mësuam prej tyre, se si kaluan këtë periudhe, ndërkohë që ndajnë këshilla tepër të vlefshme përgjatë rrugës. Cdo folesi i jepet minimalisht nje periudhe kohore prej 20 min total, ku do te jene te shoqeruara me imazhe dedikuar tematikes qe do te flasin. Pas kesaj vjen seanca e pyetjeve dhe pergjigjeve nga salla, sikurse dhe defrimi me pije dhe networking. Këtë rradhë në panelin tonë të folësve vijnë për ju: – Znj. Majlinda Bregu (figurë politike) – Z. Blendi Salaj (Gazetar) – Znj. Fjodora Fjora (Gazetare) Eventi zhvillohet tek Tulla Culture Center më 13 Prill ora: 20.00

Data: 13 Prill

Ora: 20.00

Vendi: Tulla Culture Center 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies