TKOB për herë të parë, në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë, sjell një produksion krejt të veçantë, i cili do të sjellë në skenë këngët dhe muzikën më të bukur tradicionale GREKE DHE SHQIPTARE, nën shoqërimin e Orkestrës së madhe të TKOB dhe drejtimin e dirigjentit grek, Eleftherios Kalkanis. Me protagonistë mezzo sopranon, VIKENA KAMENICA dhe tenorin grek, STAVROS SALABASOPOULO, që do të sjellin së bashku repertorin më të bukur të këngëve tradicionale, të dy vendeve tona. Eventi zhvillohet në sallën e Katedrales Orthodhokse. Ju mund të rezervoni me një sms në inbox në faqen në Facebook, ose në numrin e telefonit 067 63 27 313.
Data: 15 Mars
Ora: 19: 00
Vendi: Katedralja Ortodokse